[ { "surah": "3", "ayah": 93, "translation": "T\u00eb gjitha ushqimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lejuara p\u00ebr bijt\u00eb e Israilit, p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb Israili ia ndaloi vetes para shpalljes s\u00eb Teuratit. Thuaj (o Muhamed): \u201cSilleni Teuratin dhe lexojeni at\u00eb, n\u00ebse thoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn!\u201d" }, { "surah": "3", "ayah": 94, "translation": "E kushdo q\u00eb shpif g\u00ebnjeshtra p\u00ebr Allahun, pas k\u00ebsaj ai ka kaluar nga e drejta n\u00eb t\u00eb shtrembr\u00ebn." }, { "surah": "3", "ayah": 95, "translation": "Thuaj (o Muhamed!): \u201cAllahu thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, prandaj ndiqeni fen\u00eb e past\u00ebr t\u00eb Ibrahimit[53], i cili nuk ishte idhujtar\u201d." }, { "surah": "3", "ayah": 96, "translation": "Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Faltorja e par\u00eb e ngritur p\u00ebr njer\u00ebzit, \u00ebsht\u00eb ajo n\u00eb Bekk\u00eb (Mek\u00eb), e bekuar dhe udh\u00ebrr\u00ebfyese p\u00ebr popujt." }, { "surah": "3", "ayah": 97, "translation": "N\u00eb t\u00eb ka shenja t\u00eb qarta (q\u00eb jan\u00eb): vendi i Ibrahimit (mekami Ibrahim); (fakti q\u00eb) kush hyn n\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb i sigurt; dhe vizita (p\u00ebr haxh) e k\u00ebsaj Faltoreje (e cila \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb) p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka mund\u00ebsi ta p\u00ebrballoj\u00eb rrug\u00ebn. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd." }, { "surah": "3", "ayah": 98, "translation": "Thuaj (o Muhamed): \u201cO ithtar\u00ebt e Librit! Pse mohoni shpalljet e Allahut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Allahu \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar i \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb b\u00ebni?!\u201d" }, { "surah": "3", "ayah": 99, "translation": "Thuaj: \u201cO ithtar\u00ebt e Librit! Pse e pengoni nga rruga e Allahut at\u00eb q\u00eb beson e p\u00ebrpiqeni ta shtremb\u00ebroni (at\u00eb rrug\u00eb), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jeni d\u00ebshmitar\u00eb (se kjo \u00ebsht\u00eb rruga e v\u00ebrtet\u00eb)? (Dijeni se) Allahu nuk \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebmendsh\u00ebm ndaj veprave q\u00eb ju b\u00ebni!\u201d" }, { "surah": "3", "ayah": 100, "translation": "O besimtar\u00eb! N\u00ebse i bindeni nj\u00eb grupi nga ata q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb Libri, ata do t\u2019ju kthejn\u00eb n\u00eb jobesimtar\u00eb, pasi pat\u00ebt besuar." }, { "surah": "3", "ayah": 101, "translation": "E si mund t\u00eb mos besoni kur juve ju lexohen shpalljet e Allahut dhe midis jush ndodhet i D\u00ebrguari i Tij?! Kush mbahet fort pas (fes\u00eb s\u00eb) Allahut, sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb i drejtuar n\u00eb udh\u00eb t\u00eb mbar\u00eb." }, { "surah": "3", "ayah": 102, "translation": "O besimtar\u00eb! Kijeni frik\u00eb Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vet\u00ebm duke qen\u00eb mysliman\u00eb!" }, { "surah": "3", "ayah": 103, "translation": "T\u00eb gjith\u00eb mbahuni fort p\u00ebr litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u p\u00ebr\u00e7ani! Kujtoni dhuntin\u00eb e Allahut p\u00ebr ju, sepse, kur ishit n\u00eb armiq\u00ebsi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, n\u00eb saje t\u00eb dhuntis\u00eb s\u00eb Tij, u b\u00ebt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr. Dhe ju ishit buz\u00eb gremin\u00ebs s\u00eb zjarrit, nd\u00ebrsa Ai ju shp\u00ebtoi prej saj. K\u00ebshtu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, q\u00eb ju t\u00eb drejtoheni n\u00eb udh\u00ebn e drejt\u00eb." }, { "surah": "3", "ayah": 104, "translation": "Le t\u00eb dal\u00eb prej jush nj\u00eb grup q\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb p\u00ebr n\u00eb mir\u00ebsi[54], t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb p\u00ebr vepra t\u00eb mira e t\u00eb ndaloj\u00eb prej veprave t\u00eb sh\u00ebmtuara! K\u00ebta njer\u00ebz do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shp\u00ebtuarit." }, { "surah": "3", "ayah": 105, "translation": "Mos u b\u00ebni si ata q\u00eb, pasi u erdh\u00ebn provat e qarta, u p\u00ebr\u00e7an\u00eb dhe u grind\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebta do t\u00eb ket\u00eb d\u00ebnim t\u00eb madh" }, { "surah": "3", "ayah": 106, "translation": "dit\u00ebn (e Kiametit) kur disa fytyra do t\u00eb zbardhen e disa t\u00eb tjera do t\u00eb nxihen. Atyre q\u00eb do t\u2019u nxihet fytyra, do t\u2019u thuhet: \u201cVall\u00eb, ju mohuat pas besimit?! At\u00ebher\u00eb shijoni d\u00ebnimin p\u00ebr shkak se nuk besuat!\u201d" }, { "surah": "3", "ayah": 107, "translation": "Kurse ato fytyra q\u00eb do t\u00eb zbardhen e do t\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e Allahut (n\u00eb Xhenet), ku do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb." }, { "surah": "3", "ayah": 108, "translation": "K\u00ebto jan\u00eb vargjet e Allahut, q\u00eb t\u2019i lexojm\u00eb ty me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe Allahu nuk i d\u00ebshiron askujt padrejt\u00ebsi." }, { "surah": "3", "ayah": 109, "translation": "Allahut i p\u00ebrket gjith\u00e7ka q\u00eb gjendet n\u00eb qiej dhe gjith\u00e7ka q\u00eb gjendet n\u00eb Tok\u00eb dhe tek Allahu do t\u00eb kthehen t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet." }, { "surah": "3", "ayah": 110, "translation": "Ju jeni populli m\u00eb i mir\u00eb i dal\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin: (sepse) ju urdh\u00ebroni q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen vepra t\u00eb mira, i ndaloni t\u00eb k\u00ebqijat dhe besoni Allahun. Sikur ithtar\u00ebt e Librit t\u00eb besonin, do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ata; ka prej tyre besimtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por shumica e tyre jan\u00eb larg udh\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb." }, { "surah": "3", "ayah": 111, "translation": "Ata, p\u00ebrve\u00e7 l\u00ebndimit, nuk mund t\u2019ju d\u00ebmtojn\u00eb ju. N\u00ebse ju luftojn\u00eb, ata do t\u00eb kthejn\u00eb thembrat (t\u00eb mundur) dhe pastaj nuk do t\u00eb ndihmohen." }, { "surah": "3", "ayah": 112, "translation": "Kudo q\u00eb gjenden, ata jan\u00eb t\u00eb kapluar nga posht\u00ebrimi, vet\u00ebm n\u00ebse kan\u00eb ndonj\u00eb mbrojtje prej Allahut apo prej njer\u00ebzve. Ata merituan zem\u00ebrimin e Allahut dhe do t\u2019i kaploj\u00eb mjerimi. Kjo ishte p\u00ebr shkak se mohuan shpalljet e Tij dhe pa kurrfar\u00eb t\u00eb drejte, i vrisnin profet\u00ebt. Kjo ishte p\u00ebr shkak se ata nuk u bind\u00ebn dhe i kaluan kufijt\u00eb (n\u00eb t\u00eb k\u00ebqija)." }, { "surah": "3", "ayah": 113, "translation": "(Megjithat\u00eb) ata nuk jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj. Disa nga ithtar\u00ebt e Librit jan\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn: n\u00eb or\u00ebt e nat\u00ebs lexojn\u00eb vargjet e Librit t\u00eb Allahut dhe falin namaz." }, { "surah": "3", "ayah": 114, "translation": "Ata besojn\u00eb Allahun dhe Dit\u00ebn e Kiametit, e urdh\u00ebrojn\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, e ndalojn\u00eb t\u00eb keqen dhe nxitojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb mira. K\u00ebta jan\u00eb nd\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebt." }, { "surah": "3", "ayah": 115, "translation": "\u00c7far\u00ebdo t\u00eb mire q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, nuk do t\u2019iu mohohet shp\u00ebrblimi. Allahu i di mir\u00eb t\u00eb devotshmit." }, { "surah": "3", "ayah": 116, "translation": "Ata q\u00eb nuk besojn\u00eb, nuk do t\u2019i mbroj\u00eb asgj\u00eb nga d\u00ebnimi i Allahut, as pasuria e tyre e as f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Ata do t\u00eb jen\u00eb banor\u00ebt e zjarrit (t\u00eb Xhehenemit), ku do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb." }, { "surah": "3", "ayah": 117, "translation": "Gjith\u00e7ka q\u00eb jobesimtar\u00ebt shpenzojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebsaj bote, i p\u00ebrngjan er\u00ebs s\u00eb akullt, e cila godet t\u00eb lashtat e ndonj\u00eb populli q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb d\u00ebm vetes dhe ua zhduk t\u00eb lashtat. Allahu nuk u ka b\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsi atyre, por ata i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsi vetvetes." }, { "surah": "3", "ayah": 118, "translation": "O besimtar\u00eb! Mos zgjidhni p\u00ebr miq dhe k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb af\u00ebrt njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb jasht\u00eb gjirit tuaj; ata nuk ngurrojn\u00eb q\u00eb t\u2019ju b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm. Ata d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb t\u00eb vuani. Urrejtja shfaqet n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb del prej goj\u00ebs s\u00eb tyre, kurse ajo q\u00eb fshehin n\u00eb zemr\u00ebn e tyre, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), n\u00ebse jeni njer\u00ebz q\u00eb kuptoni." }, { "surah": "3", "ayah": 119, "translation": "Ja, ju i doni ata, por ata nuk ju duan ju dhe ju i besoni t\u00eb gjith\u00eb librave (nd\u00ebrsa ata jo). Kur ata ju takojn\u00eb, thon\u00eb: \u201cEdhe ne besojm\u00eb\u201d e, kur mbeten vet\u00ebm, nga mllefi ndaj jush, ata i kafshojn\u00eb majat e gishtave me dh\u00ebmb\u00eb. Thuaju: \u201cPlasni me mllefin tuaj\u201d. V\u00ebrtet, Allahu e di mir\u00eb \u00e7\u2019kan\u00eb n\u00eb gjokset e tyre." }, { "surah": "3", "ayah": 120, "translation": "N\u00ebse ju vjen ndonj\u00eb e mir\u00eb, ata i brengos e, n\u00ebse ju gjen ndonj\u00eb e keqe, ata g\u00ebzohen, por n\u00ebse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinak\u00ebrit\u00eb e tyre nuk mund t\u2019ju d\u00ebmtojn\u00eb aspak. V\u00ebrtet Allahu ka dijeni p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb punojn\u00eb ata." }, { "surah": "3", "ayah": 121, "translation": "At\u00eb m\u00ebngjes, kur ti (o Muhamed) dole nga sht\u00ebpia jote p\u00ebr t\u2019u caktuar besimtar\u00ebve vendet e luft\u00ebs[55] - e Allahu d\u00ebgjon dhe di \u00e7do gj\u00eb -," }, { "surah": "3", "ayah": 122, "translation": "dy grupe nga ju menduan t\u00eb ktheheshin prej frik\u00ebs, ndon\u00ebse Allahu ishte ndihmues i tyre. Andaj besimtar\u00ebt le t\u00eb mb\u00ebshteten vet\u00ebm te Allahu!" }, { "surah": "3", "ayah": 123, "translation": "Allahu ju ndihmoi n\u00eb Bed\u00ebr, kur qet\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm, andaj frik\u00ebsojuni Allahut, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb fal\u00ebnderues." }, { "surah": "3", "ayah": 124, "translation": "At\u00ebher\u00eb ti (Muhamed) u thoshe besimtar\u00ebve: \u201cA nuk ju mjafton ndihma e Zotit tuaj me tre mij\u00eb engj\u00ebj t\u00eb d\u00ebrguar?\u201d" }, { "surah": "3", "ayah": 125, "translation": "Po! Por, n\u00ebse ata ju sulmojn\u00eb, b\u00ebhuni t\u00eb duruesh\u00ebm dhe t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm dhe Zoti juaj menj\u00ebher\u00eb do t\u2019ju d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb pes\u00eb mij\u00eb engj\u00ebj, me shenj\u00eb t\u00eb dalluar." }, { "surah": "3", "ayah": 126, "translation": "Allahu e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u2019ju sjell\u00eb lajmin e g\u00ebzuar dhe q\u00eb t\u2019jua qet\u00ebsoj\u00eb zemrat. V\u00ebrtet, fitorja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Urti." }, { "surah": "3", "ayah": 127, "translation": "(Gjithashtu Allahu e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb edhe) q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb prej atyre q\u00eb nuk besuan apo t\u2019i turp\u00ebroj\u00eb, e k\u00ebshtu t\u00eb kthehen t\u00eb humbur." }, { "surah": "3", "ayah": 128, "translation": "Ti nuk ke asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb, n\u00ebse do t\u2019ua pranoj\u00eb Ai pendimin apo do t\u2019i d\u00ebnoj\u00eb, se ata jan\u00eb v\u00ebrtet keqb\u00ebr\u00ebs." }, { "surah": "3", "ayah": 129, "translation": "Allahut i p\u00ebrket gjith\u00e7ka q\u00eb gjendet n\u00eb qiej dhe gjith\u00e7ka q\u00eb gjendet n\u00eb Tok\u00eb! Ai fal k\u00eb t\u00eb doj\u00eb dhe d\u00ebnon k\u00eb t\u00eb doj\u00eb. Allahu \u00ebsht\u00eb Fal\u00ebs i madh e M\u00ebshir\u00ebplot\u00eb." }, { "surah": "3", "ayah": 130, "translation": "O besimtar\u00eb! Mos pranoni kamat\u00eb t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb mbi kamat\u00eb! Kijeni frik\u00eb Allahun, q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoni" }, { "surah": "3", "ayah": 131, "translation": "dhe ruajuni zjarrit, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr jobesimtar\u00ebt!" }, { "surah": "3", "ayah": 132, "translation": "Bindjuni Allahut dhe t\u00eb D\u00ebrguarit, p\u00ebr t\u00eb shpresuar m\u00ebshir\u00ebn (e Allahut)." }, { "surah": "3", "ayah": 133, "translation": "Nxitoni drejt faljes s\u00eb gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hap\u00ebsira e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb sa qiejt e Toka dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb devotshmit," }, { "surah": "3", "ayah": 134, "translation": "t\u00eb cil\u00ebt japin l\u00ebmosh\u00eb edhe kur jan\u00eb n\u00eb mir\u00ebqenie, edhe kur jan\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, e mposhtin zem\u00ebrimin dhe ua falin fajet njer\u00ebzve. Allahu i do bamir\u00ebsit." }, { "surah": "3", "ayah": 135, "translation": "P\u00ebr ata q\u00eb, kur b\u00ebjn\u00eb vepra t\u00eb turpshme ose i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm vetes, e kujtojn\u00eb Allahun, i k\u00ebrkojn\u00eb falje p\u00ebr gjynahet e tyre - e kush i fal gjynahet p\u00ebrve\u00e7 Allahut? - dhe nuk ngulmojn\u00eb me vet\u00ebdije n\u00eb gabimet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb," }, { "surah": "3", "ayah": 136, "translation": "pra, p\u00ebr k\u00ebta do t\u00eb ket\u00eb si shp\u00ebrblim falje madh\u00ebshtore (t\u00eb gjynaheve) nga ana e Zotit t\u00eb tyre dhe kopshte, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt rrjedhin lumenj dhe ku do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrher\u00eb. Sa shp\u00ebrblim i bukur \u00ebsht\u00eb ky p\u00ebr ata q\u00eb punojn\u00eb (vepra t\u00eb bukura)!" }, { "surah": "3", "ayah": 137, "translation": "Para jush kan\u00eb kaluar shum\u00eb shembuj (popujsh nga ndjek\u00ebsit e profet\u00ebve q\u00eb iu ndodhi ajo q\u00eb po ju ndodh edhe juve). Prandaj udh\u00ebtoni n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe shihni si ishte fundi i atyre q\u00eb i p\u00ebrg\u00ebnjeshtruan profet\u00ebt." }, { "surah": "3", "ayah": 138, "translation": "K\u00ebto jan\u00eb lajme t\u00eb qarta dhe udh\u00ebrr\u00ebfyese p\u00ebr t\u00eb devotshmit." }, { "surah": "3", "ayah": 139, "translation": "Mos u lig\u00ebshtoni dhe mos u pik\u00eblloni, sepse ju, gjithsesi jeni m\u00eb t\u00eb lart\u00ebt, n\u00ebse jeni besimtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb." }, { "surah": "3", "ayah": 140, "translation": "N\u00ebse ju ka goditur ndonj\u00eb plag\u00eb, edhe popullin (armik) e kan\u00eb goditur t\u00eb tilla plag\u00eb. Ato dit\u00eb (fitoreje dhe humbjeje) Ne i nd\u00ebrrojm\u00eb midis njer\u00ebzve, q\u00eb Allahu t\u2019i dalloj\u00eb besimtar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb disa nga ju d\u00ebshmor\u00eb. Allahu nuk i do keqb\u00ebr\u00ebsit." }, { "surah": "3", "ayah": 141, "translation": "E k\u00ebshtu, Allahu i d\u00eblir besimtar\u00ebt e i shuan jobesimtar\u00ebt." }, { "surah": "3", "ayah": 142, "translation": "A mendoni se do t\u00eb hyni n\u00eb Xhenet, pa i provuar Allahu ata q\u00eb kan\u00eb luftuar prej jush dhe pa i provuar ata q\u00eb kan\u00eb duruar?" }, { "surah": "3", "ayah": 143, "translation": "Ju e d\u00ebshironit vdekjen para se t\u00eb ballafaqoheshit me t\u00eb dhe ja pra, ju e pat\u00eb at\u00eb me syt\u00eb tuaj." }, { "surah": "3", "ayah": 144, "translation": "Muhamedi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i D\u00ebrguar, para t\u00eb cilit ka pasur edhe t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb tjer\u00eb. N\u00ebse ai vdes ose vritet, a mos do t\u00eb ktheheni ju prapa? Kushdo q\u00eb kthehet prapa, nuk i b\u00ebn kurrfar\u00eb d\u00ebmi Allahut. Dhe Allahu do t\u2019i shp\u00ebrblej\u00eb fal\u00ebnderuesit." }, { "surah": "3", "ayah": 145, "translation": "\u00c7do shpirt vdes vet\u00ebm me vendimin e Allahut, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar. Kush d\u00ebshiron mir\u00ebsit\u00eb e k\u00ebsaj bote, Ne do t\u2019i japim atij prej saj, nd\u00ebrsa kush d\u00ebshiron shp\u00ebrblimin e bot\u00ebs tjet\u00ebr, Ne do t\u2019i japim atij prej saj. Ne do t\u2019i shp\u00ebrblejm\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebsit." }, { "surah": "3", "ayah": 146, "translation": "Sa e sa profet\u00eb bashk\u00eb me shum\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb luftuan e megjithat\u00eb nuk u p\u00ebrkul\u00ebn para goditjeve q\u00eb mor\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e Allahut, as nuk u dob\u00ebsuan e as nuk u n\u00ebnshtruan. Allahu i do t\u00eb duruarit." }, { "surah": "3", "ayah": 147, "translation": "Ata vet\u00ebm thoshin: \u201cO Zoti yn\u00eb! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb, na i forco k\u00ebmb\u00ebt (n\u00eb istikam) dhe na ndihmo kund\u00ebr popullit jobesimtar!\u201d" }, { "surah": "3", "ayah": 148, "translation": "Dhe Allahu u dhuroi atyre shp\u00ebrblimin e k\u00ebsaj bote dhe shp\u00ebrblimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs tjet\u00ebr. Allahu i do pun\u00ebmir\u00ebt." }, { "surah": "3", "ayah": 149, "translation": "O besimtar\u00eb! N\u00ebse u bindeni jobesimtar\u00ebve, ata do t\u2019ju kthejn\u00eb prapa (n\u00eb t\u00eb pafe) e ju do t\u00eb jeni t\u00eb humbur." }, { "surah": "3", "ayah": 150, "translation": "Por, Allahu \u00ebsht\u00eb Mbrojt\u00ebsi juaj dhe Ai \u00ebsht\u00eb Ndihmuesi m\u00eb i mir\u00eb." }, { "surah": "3", "ayah": 151, "translation": "Ne do t\u00eb mbjellim frik\u00eb n\u00eb zemrat e jobesimtar\u00ebve, sepse ata adhurojn\u00eb ve\u00e7 Allahut gj\u00ebra, p\u00ebr t\u00eb cilat Ai nuk ka sjell\u00eb kurrfar\u00eb prove. Vendbanimi i tyre \u00ebsht\u00eb zjarri e sa vendstrehim i sh\u00ebmtuar \u00ebsht\u00eb ky p\u00ebr keqb\u00ebr\u00ebsit!" }, { "surah": "3", "ayah": 152, "translation": "V\u00ebrtet Allahu e plot\u00ebsoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frik\u00ebsuat, u grind\u00ebt midis jush dhe kund\u00ebrshtuat (Profetin a.s.), pasi Ai ju tregoi at\u00eb q\u00eb p\u00eblqenit[56], (Allahu e t\u00ebrhoqi ndihm\u00ebn e Vet). Disa nga ju d\u00ebshirojn\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb nga ju d\u00ebshirojn\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr. Pastaj Ai, p\u00ebr t\u2019ju provuar, b\u00ebri q\u00eb t\u00eb zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht q\u00eb jua fali at\u00eb gabim. Allahu ka mir\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr besimtar\u00ebt." }, { "surah": "3", "ayah": 153, "translation": "Kur ju mor\u00ebt malin dhe nuk i vinit vesh askujt, t\u00eb D\u00ebrguarin e kishit prapa e ju th\u00ebrriste, Allahu ju d\u00ebnoi me d\u00ebshp\u00ebrim pas d\u00ebshp\u00ebrimit, q\u00eb t\u00eb mos pik\u00eblloheni as p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ju doli duarsh, as p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ju goditi. Allahu di gjith\u00e7ka q\u00eb punoni ju." }, { "surah": "3", "ayah": 154, "translation": "Pastaj, pas d\u00ebshp\u00ebrimit tuaj, (Allahu) ju d\u00ebrgoi qet\u00ebsin\u00eb - nj\u00eb gjum\u00eb, q\u00eb kaploi nj\u00eb grup prej jush. Kurse grupi tjet\u00ebr (hipokrit\u00ebt) kujdesej vet\u00ebm p\u00ebr veten, duke menduar p\u00ebr Allahun t\u00eb pav\u00ebrtet\u00ebn, ashtu si mendonin pagan\u00ebt. Ata thoshin: \u201cKu \u00ebsht\u00eb fitorja q\u00eb na ishte premtuar?\u201d Thuaju (o Muhamed!): \u201cT\u00eb gjitha jan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Allahut!\u201d Ata fshehin n\u00eb vete at\u00eb q\u00eb nuk duan t\u00eb ta shfaqin ty. Ata thoshin: \u201cSikur t\u00eb pyeteshim ne p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, nuk do t\u00eb vriteshim k\u00ebtu\u201d. Thuaju: \u201cEdhe sikur t\u00eb kishit qen\u00eb n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb tuaja, prap\u00ebseprap\u00eb atyre q\u00eb u \u00ebsht\u00eb shkruar t\u00eb vriten, do t\u00eb dilnin n\u00eb vendin e vrasjes.\u201d Allahu e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar at\u00eb q\u00eb keni n\u00eb kraharor\u00ebt tuaj dhe p\u00ebr t\u2019ju pastruar at\u00eb q\u00eb keni n\u00eb zemrat tuaja. V\u00ebrtet, Allahu e di mir\u00eb se \u00e7\u2019keni n\u00eb zem\u00ebr." }, { "surah": "3", "ayah": 155, "translation": "Ata prej jush q\u00eb kthyen shpin\u00ebn dit\u00ebn kur u ndesh\u00ebn dy ushtrit\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, djalli i shtyu n\u00eb gabim, p\u00ebr shkak t\u00eb disa gjynaheve q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb. Por, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Allahu ua fali (gabimin), sepse Allahu \u00ebsht\u00eb Fal\u00ebs i madh dhe i But\u00eb." }, { "surah": "3", "ayah": 156, "translation": "O besimtar\u00eb! Mos b\u00ebni si ata jobesimtar\u00eb (hipokrit\u00ebt) q\u00eb u thonin v\u00ebllez\u00ebrve, kur k\u00ebta niseshin n\u00eb udh\u00ebtim ose n\u00eb luftim: \u201cSikur t\u00eb rrinit me ne, as nuk do t\u00eb vdisnit, as nuk do t\u00eb vriteshit\u201d - q\u00eb k\u00ebt\u00eb Allahu ta kthej\u00eb si pik\u00ebllim n\u00eb zemrat e tyre. Allahu \u00ebsht\u00eb Ai q\u00eb jep jet\u00ebn dhe sjell vdekjen; Allahu i sheh t\u00eb gjitha pun\u00ebt q\u00eb b\u00ebni ju." }, { "surah": "3", "ayah": 157, "translation": "Edhe n\u00ebse ju vriteni ose vdisni n\u00eb udh\u00eb t\u00eb Allahut, falja dhe m\u00ebshira e Allahut, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira nga ato q\u00eb kan\u00eb grumbulluar ata." }, { "surah": "3", "ayah": 158, "translation": "Edhe po vdiq\u00ebt apo u vrat\u00eb, me siguri do t\u00eb tuboheni tek Allahu." }, { "surah": "3", "ayah": 159, "translation": "N\u00eb saje t\u00eb m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Allahut, u solle but\u00ebsisht me ta (o Muhamed). Sikur t\u00eb ishe i ashp\u00ebr dhe i vrazhd\u00eb, ata do t\u00eb largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, k\u00ebrkoi falje Allahut p\u00ebr ata dhe k\u00ebshillohu me ata p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme. Kur t\u00eb vendos\u00ebsh p\u00ebr di\u00e7ka, mb\u00ebshtetu tek Allahu. V\u00ebrtet, Allahu i do ata q\u00eb mb\u00ebshteten tek Ai." }, { "surah": "3", "ayah": 160, "translation": "N\u00ebse ju ndihmon Allahu, s\u2019ka kush t\u2019ju mposht\u00eb e, n\u00ebse ju l\u00eb pa ndihm\u00ebn e Tij, kush \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb do t\u2019ju ndihmoj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Tij?! Pra, vet\u00ebm tek Allahu le t\u00eb mb\u00ebshteten besimtar\u00ebt." }, { "surah": "3", "ayah": 161, "translation": "\u00cbsht\u00eb e pamundur p\u00ebr ndonj\u00eb profet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandershme pren\u00eb e luft\u00ebs. Kushdo q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb vij\u00eb (i ngarkuar me t\u00eb) n\u00eb Dit\u00ebn e Kiametit e pastaj do t\u2019i jepet \u00e7dokujt ajo q\u00eb ka merituar dhe askujt nuk do t\u2019i b\u00ebhet padrejt\u00ebsi." }, { "surah": "3", "ayah": 162, "translation": "Vall\u00eb, a mund t\u00eb krahasohet ai q\u00eb k\u00ebrkon k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e Allahut me at\u00eb q\u00eb ka merituar zem\u00ebrimin e Allahut dhe strehimi i tij \u00ebsht\u00eb Xhehenemi?! Eh, sa strehim i keq \u00ebsht\u00eb ai!" }, { "surah": "3", "ayah": 163, "translation": "Tek Allahu ata kan\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ndryshme; Allahu i sheh t\u00eb gjitha veprat q\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb." }, { "surah": "3", "ayah": 164, "translation": "Allahu u ka dh\u00ebn\u00eb besimtar\u00ebve dhurat\u00eb t\u00eb madhe, kur u solli nj\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u m\u00ebson Librin (Kuranin) e urt\u00ebsin\u00eb (diturin\u00eb e thell\u00eb fetare), edhe pse m\u00eb par\u00eb, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ata ishin n\u00eb rrug\u00eb krejt t\u00eb gabuar." }, { "surah": "3", "ayah": 165, "translation": "Kur ju goditi fatkeq\u00ebsia, nd\u00ebrkoh\u00eb ju i kishit goditur m\u00eb par\u00eb armiqt\u00eb tuaj dyfish, ju that\u00eb: \u201cPrej nga na erdhi neve kjo?!\u201d Thuaj (o Muhamed): \u201cKjo ndodhi prej jush\u201d. V\u00ebrtet, Allahu \u00ebsht\u00eb i Fuqish\u00ebm p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb." }, { "surah": "3", "ayah": 166, "translation": "Ajo q\u00eb ju gjeti at\u00eb dit\u00eb, kur u ndesh\u00ebn dy ushtrit\u00eb, ishte me vullnetin e Allahut - p\u00ebr t\u00eb zbuluar se cil\u00ebt jan\u00eb besimtar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb," }, { "surah": "3", "ayah": 167, "translation": "dhe p\u00ebr t\u00eb zbuluar se cil\u00ebt jan\u00eb me dy faqe. Atyre iu tha: \u201cEjani t\u00eb luftoni n\u00eb rrug\u00ebn e Allahut ose t\u00eb pakt\u00ebn, mbrohuni!\u201d Ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \u201cSikur ta dinim q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej luft\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, me siguri, do t\u2019ju pasonim.\u201d At\u00eb dit\u00eb ata ishin m\u00eb af\u00ebr mohimit sesa besimit, sepse me goj\u00ebn e tyre flisnin at\u00eb q\u00eb nuk e kishin n\u00eb zemrat e tyre; Allahu e di mir\u00eb \u00e7far\u00eb fshehin ata." }, { "surah": "3", "ayah": 168, "translation": "Atyre q\u00eb nuk luftuan dhe than\u00eb p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit e vet: \u201cSikur t\u00eb na kishin d\u00ebgjuar ne, nuk do t\u00eb ishin vrar\u00eb\u201d, thuaju: \u201cPrap\u00ebsojeni vdekjen nga vetja, n\u00ebse flisni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn!\u201d" }, { "surah": "3", "ayah": 169, "translation": "Kurrsesi mos i quani t\u00eb vdekur ata q\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e Allahut. Jo, jan\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, duke u ushqyer te Zoti i tyre." }, { "surah": "3", "ayah": 170, "translation": "Jan\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar p\u00ebr \u00e7far\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb Allahu nga dhuntit\u00eb e Tij dhe g\u00ebzohen edhe p\u00ebr ata q\u00eb ende nuk u jan\u00eb bashkuar e q\u00eb kan\u00eb ngelur pas tyre (dhe ende nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb martir\u00eb), sepse nuk do t\u00eb frik\u00ebsohen (p\u00ebr \u00e7far\u00eb i pret) dhe nuk do t\u00eb pik\u00ebllohen (p\u00ebr \u00e7far\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas)." }, { "surah": "3", "ayah": 171, "translation": "Ata g\u00ebzohen me dhuntit\u00eb dhe mir\u00ebsin\u00eb e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shp\u00ebrblimin besimtar\u00ebve." }, { "surah": "3", "ayah": 172, "translation": "P\u00ebr ata q\u00eb mor\u00ebn plag\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, pasi iu p\u00ebrgjigj\u00ebn thirrjes s\u00eb Allahut dhe t\u00eb t\u00eb D\u00ebrguarit dhe p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mira e q\u00eb i frik\u00ebsohen Allahut, ka shp\u00ebrblim t\u00eb madh." }, { "surah": "3", "ayah": 173, "translation": "(Shp\u00ebrblim kan\u00eb edhe ata) t\u00eb cil\u00ebve njer\u00ebzit (hipokrit\u00eb) u than\u00eb: \u201cShum\u00eb njer\u00ebz po mblidhen kund\u00ebr jush, prandaj frik\u00ebsohuni!\u201d e kjo gj\u00eb ua shtoi atyre besimin dhe than\u00eb: \u201cNeve na mjafton Allahu, Ai \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebs i mrekulluesh\u00ebm!\u201d" }, { "surah": "3", "ayah": 174, "translation": "Ata u kthyen me dhuntit\u00eb dhe mir\u00ebsit\u00eb e Allahut, nuk i gjeti asgj\u00eb e keqe dhe fituan k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e Allahut. Allahu \u00ebsht\u00eb Zot\u00ebrues i mir\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha." }, { "surah": "3", "ayah": 175, "translation": "Vet\u00ebm djalli i frik\u00ebson ithtar\u00ebt e vet. Ju mos iu frik\u00ebsoni atyre, por frik\u00ebsohuni prej Meje, n\u00ebse jeni besimtar\u00eb!" }, { "surah": "3", "ayah": 176, "translation": "Ti (o Muhamed) mos u brengos nga ata q\u00eb nxitojn\u00eb n\u00eb mohim, sepse, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ata nuk mund ta d\u00ebmtojn\u00eb Allahun aspak. Allahu d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb mos i shp\u00ebrblej\u00eb me kurrfar\u00eb dhurate n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr; dhe p\u00ebr ata ka nd\u00ebshkim t\u00eb madh." }, { "surah": "3", "ayah": 177, "translation": "Ata q\u00eb e nd\u00ebrrojn\u00eb besimin e v\u00ebrtet\u00eb me mohim, nuk mund t\u2019i b\u00ebjn\u00eb kurrfar\u00eb d\u00ebmi Allahut e p\u00ebr ta ka nd\u00ebshkim t\u00eb dhembsh\u00ebm." }, { "surah": "3", "ayah": 178, "translation": "Le t\u00eb mos mendojn\u00eb kurrsesi jobesimtar\u00ebt se p\u00ebr ata \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb ua zgjasim jet\u00ebn. Ne ua zgjasim jet\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i shtuar gjynahet; p\u00ebr ata ka nd\u00ebshkim posht\u00ebrues." }, { "surah": "3", "ayah": 179, "translation": "Allahu nuk i l\u00eb besimtar\u00ebt n\u00eb gjendjen q\u00eb ndodheni ju, por do ta ndaj\u00eb t\u00eb keqin prej t\u00eb mirit. Allahu nuk do t\u2019ua zbuloj\u00eb t\u00eb fsheht\u00ebn (q\u00eb vet\u00ebm Ai e di), por Allahu zgjedh k\u00eb t\u00eb doj\u00eb nga t\u00eb d\u00ebrguarit e Tij. Besoni n\u00eb Allahun dhe n\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarit e Tij! N\u00ebse besoni dhe i frik\u00ebsoheni Allahut, ju do t\u00eb keni shp\u00ebrblim t\u00eb madh." }, { "surah": "3", "ayah": 180, "translation": "Ata q\u00eb b\u00ebhen koprrac\u00eb me t\u00eb mirat q\u00eb ua ka dh\u00ebn\u00eb Allahu, kurrsesi t\u00eb mos mendojn\u00eb se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta! Jo, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq p\u00ebr ata! Ajo q\u00eb kan\u00eb grumbulluar do t\u2019u ngarkohet atyre n\u00eb qaf\u00eb Dit\u00ebn e Kiametit. E Allahut \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia e qiejve dhe e Tok\u00ebs dhe Allahu e di mir\u00eb \u00e7\u2019punoni ju." }, { "surah": "3", "ayah": 181, "translation": "Sigurisht q\u00eb Allahu i ka d\u00ebgjuar fjal\u00ebt e atyre (\u00e7ifut\u00ebve) q\u00eb than\u00eb: \u201cAllahu \u00ebsht\u00eb i varf\u00ebr, kurse ne jemi t\u00eb pasur\u201d. Ne do ta sh\u00ebnojm\u00eb at\u00eb q\u00eb than\u00eb, si dhe vrasjen e profet\u00ebve nga ana e tyre pa kurrfar\u00eb t\u00eb drejte dhe do t\u2019u themi atyre: \u201cShijoni d\u00ebnimin n\u00eb zjarr!\u201d" }, { "surah": "3", "ayah": 182, "translation": "Ky \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkimi i veprave t\u00eb duarve tuaja, se Allahu nuk \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb ndaj rob\u00ebrve t\u00eb Vet." }, { "surah": "3", "ayah": 183, "translation": "Atyre q\u00eb thon\u00eb: \u201cAllahu na ka urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb mos i besojm\u00eb asnj\u00eb t\u00eb d\u00ebrguari, derisa t\u00eb na sjell\u00eb nj\u00eb kurban q\u00eb ta p\u00ebrpij\u00eb zjarri\u201d, thuaju (o Muhamed): \u201cT\u00eb d\u00ebrguarit para meje ju kan\u00eb sjell\u00eb juve prova t\u00eb qarta si dhe at\u00eb q\u00eb thoni ju, at\u00ebher\u00eb, pse i vrat\u00eb ata, n\u00ebse thoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn?\u201d" }, { "surah": "3", "ayah": 184, "translation": "N\u00ebse ata ty (o Muhamed) t\u00eb quajn\u00eb p\u00ebr g\u00ebnjeshtar, edhe t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb ardhur para teje jan\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar, ndon\u00ebse kan\u00eb sjell\u00eb shenja t\u00eb qarta, shkrime dhe Librin e ndritur." }, { "surah": "3", "ayah": 185, "translation": "\u00c7do shpirt do ta shijoj\u00eb vdekjen. Shp\u00ebrblimet do t\u2019u plot\u00ebsohen vet\u00ebm n\u00eb Dit\u00ebn e Kiametit; kushdo q\u00eb shp\u00ebton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn n\u00eb Xhenet, ai ka fituar (gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebshirohet). Nd\u00ebrsa jeta e k\u00ebsaj bote \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm k\u00ebnaq\u00ebsi mashtruese." }, { "surah": "3", "ayah": 186, "translation": "Ju, me siguri, do t\u00eb sprovoheni n\u00eb pasurin\u00eb e n\u00eb jet\u00ebn tuaj dhe do t\u00eb d\u00ebgjoni shum\u00eb fyerje nga popujt q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb Libri para jush, si dhe nga pagan\u00ebt. Por, n\u00ebse ju duroni dhe ruheni (nga t\u00eb k\u00ebqijat), at\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet p\u00ebrcaktuese e \u00e7\u00ebshtjeve." }, { "surah": "3", "ayah": 187, "translation": "Kujtoje (o Muhamed) koh\u00ebn kur Allahu mori premtimin nga ata q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb Libri se do t\u2019ua shpjegojn\u00eb at\u00eb njer\u00ebzve dhe nuk do t\u00eb fshehin asgj\u00eb nga ai. Pastaj ata e hodh\u00ebn pas shpine (premtimin) dhe e nd\u00ebrruan at\u00eb me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Eh, sa k\u00ebmbim t\u00eb sh\u00ebmtuar q\u00eb b\u00ebn\u00eb ata!" }, { "surah": "3", "ayah": 188, "translation": "Mos mendo se ata q\u00eb g\u00ebzohen p\u00ebr \u00e7far\u00eb kan\u00eb punuar dhe d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb lavd\u00ebrohen p\u00ebr \u00e7far\u00eb nuk kan\u00eb punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb nd\u00ebshkimit; p\u00ebr ata ka nd\u00ebshkim t\u00eb dhembsh\u00ebm." }, { "surah": "3", "ayah": 189, "translation": "Allahut i p\u00ebrket sundimi i qiejve dhe i Tok\u00ebs dhe (vet\u00ebm) Allahu \u00ebsht\u00eb i Fuqish\u00ebm p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb." }, { "surah": "3", "ayah": 190, "translation": "Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb krijimin e qiejve dhe t\u00eb Tok\u00ebs dhe n\u00eb nd\u00ebrrimin e nat\u00ebs e t\u00eb dit\u00ebs, ka shenja p\u00ebr mendar\u00ebt," }, { "surah": "3", "ayah": 191, "translation": "p\u00ebr ata q\u00eb e p\u00ebrmendin Allahun duke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, ndenjur ose shtrir\u00eb dhe q\u00eb meditojn\u00eb p\u00ebr krijimin e qiejve dhe t\u00eb Tok\u00ebs (duke th\u00ebn\u00eb:) \u201cO Zoti Yn\u00eb! Ti nuk i ke krijuar kot k\u00ebto, lart\u00ebsuar qofsh (nga \u00e7do e met\u00eb)! Prandaj na ruaj nga nd\u00ebshkimi i zjarrit." }, { "surah": "3", "ayah": 192, "translation": "O Zoti Yn\u00eb, cilindo q\u00eb Ti e fut n\u00eb zjarr, Ti e ke posht\u00ebruar at\u00eb. Dhe p\u00ebr mohuesit nuk do t\u00eb ket\u00eb kurrfar\u00eb ndihmuesi." }, { "surah": "3", "ayah": 193, "translation": "O Zoti Yn\u00eb! Ne d\u00ebgjuam nj\u00eb thirr\u00ebs q\u00eb na ftonte n\u00eb besim: \u201cBesoni Zotin tuaj!\u201d dhe k\u00ebshtu besuam. O Zoti Yn\u00eb! Na i fal gjynahet tona, na i shlyej gabimet dhe b\u00ebna q\u00eb t\u00eb vdesim me t\u00eb mir\u00ebt!" }, { "surah": "3", "ayah": 194, "translation": "O Zoti Yn\u00eb! Na e jep shp\u00ebrblimin q\u00eb na ke premtuar n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb d\u00ebrguarve t\u00eb Tu dhe mos na posht\u00ebro n\u00eb Dit\u00ebn e Kiametit! Se Ti, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk e shkel premtimin e dh\u00ebn\u00eb!\u201d" }, { "surah": "3", "ayah": 195, "translation": "Dhe Zoti iu p\u00ebrgjigj lutjes s\u00eb tyre: \u201cUn\u00eb nuk do t\u2019ia humb mundin askujt nga ju q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vepra, qoft\u00eb mashkull apo fem\u00ebr. Ju jeni nj\u00eblloj (n\u00eb shp\u00ebrblim). Atyre q\u00eb u shp\u00ebrngul\u00ebn, u d\u00ebbuan nga vatrat e tyre, u munduan n\u00eb rrug\u00ebn Time, luftuan dhe u vran\u00eb, Un\u00eb do t\u2019ua mbuloj veprat e k\u00ebqija dhe do t\u2019i shpie n\u00eb kopshte, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat rrjedhin lumenj, si shp\u00ebrblim nga Allahu. Shp\u00ebrblimi m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb tek Allahu.\u201d" }, { "surah": "3", "ayah": 196, "translation": "Ti (o Muhamed) mos u mashtro nga bredhja e jobesimtar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb!" }, { "surah": "3", "ayah": 197, "translation": "Kjo mir\u00ebqenie \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr; pastaj, strehimi i tyre \u00ebsht\u00eb Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq \u00ebsht\u00eb ai vend!" }, { "surah": "3", "ayah": 198, "translation": "Por, ata q\u00eb i frik\u00ebsohen Zotit t\u00eb tyre do t\u00eb ken\u00eb kopshte n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat rrjedhin lumenj dhe ku do t\u00eb banojn\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht, si dhurat\u00eb prej Allahut. Dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb tek Allahu, \u00ebsht\u00eb dhurata m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr besimtar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb." }, { "surah": "3", "ayah": 199, "translation": "Midis ithtar\u00ebve t\u00eb Librit, me siguri ka t\u00eb atill\u00eb q\u00eb e besojn\u00eb Allahun dhe at\u00eb q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb shpallur juve, si dhe at\u00eb q\u00eb u \u00ebsht\u00eb shpallur atyre, duke qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrulur para Allahut dhe pa i k\u00ebmbyer shpalljet e Tij me ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb pakt\u00eb. Ata do t\u00eb ken\u00eb shp\u00ebrblimin e tyre te Zoti i tyre. V\u00ebrtet, Allahu \u00ebsht\u00eb i shpejt\u00eb n\u00eb llogari!" }, { "surah": "3", "ayah": 200, "translation": "O besimtar\u00eb! B\u00ebhuni t\u00eb duruesh\u00ebm dhe nxiteni nj\u00ebri-tjetrin t\u00eb jeni t\u00eb till\u00eb; b\u00ebhuni t\u00eb vendosur dhe vigjilent\u00eb (n\u00eb vepra t\u00eb mira dhe n\u00eb ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frik\u00eb Allahun, q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoni!" }, { "surah": "4", "ayah": 1, "translation": "O njer\u00ebz! Frik\u00ebsojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej nj\u00eb njeriu, nd\u00ebrsa prej atij krijoi bashk\u00ebshorten e tij, kurse prej k\u00ebtyre t\u00eb dyve krijoi shum\u00eb meshkuj e femra. Dhe frik\u00ebsojuni Allahut, me emrin e t\u00eb Cilit ju k\u00ebrkoni t\u00eb drejtat e nd\u00ebrsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se v\u00ebrtet, Allahu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb Mbik\u00ebqyr\u00ebs mbi ju." }, { "surah": "4", "ayah": 2, "translation": "Jepuni pasurin\u00eb jetim\u00ebve, mos ua nd\u00ebrroni sendet e tyre t\u00eb mira me tuajat t\u00eb k\u00ebqija. Mos e harxhoni pasurin\u00eb e tyre duke e p\u00ebrzier me pasurin\u00eb tuaj. Se kjo, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjynah i madh." }, { "surah": "4", "ayah": 3, "translation": "N\u00ebse keni frik\u00eb se nuk b\u00ebni drejt\u00ebsi ndaj jetimeve, at\u00ebher\u00eb, martohuni me ato gra q\u00eb ju p\u00eblqejn\u00eb: me dy, me tri apo me kat\u00ebr; e, n\u00ebse frik\u00ebsoheni se nuk do t\u00eb jeni t\u00eb drejt\u00eb ndaj t\u00eb gjithave nj\u00ebsoj, at\u00ebher\u00eb mjaftohuni me nj\u00eb grua ose me at\u00eb q\u00eb e keni n\u00eb pushtetin tuaj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u2019i ruheni padrejt\u00ebsis\u00eb m\u00eb leht\u00eb." }, { "surah": "4", "ayah": 4, "translation": "Dhe jepuni me gjith\u00eb zem\u00ebr grave tuaja dhurat\u00ebn e kuror\u00ebzimit. N\u00eb qoft\u00eb se ato ju falin me d\u00ebshir\u00ebn e vet di\u00e7ka prej asaj (dhurate), pranojeni at\u00eb pa frik\u00eb dhe me k\u00ebnaq\u00ebsi!" }, { "surah": "4", "ayah": 5, "translation": "Mos e lini n\u00eb dor\u00eb t\u00eb t\u00eb paaft\u00ebve mend\u00ebrisht pasurin\u00eb tuaj q\u00eb Allahu jua ka dh\u00ebn\u00eb si mjet jetese p\u00ebr ju; ushqejini dhe vishini ata prej saj dhe u thoni atyre fjal\u00eb t\u00eb mira.[57]" }, { "surah": "4", "ayah": 6, "translation": "V\u00ebrini n\u00eb prov\u00eb jetim\u00ebt, derisa t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr martes\u00eb! N\u00ebse v\u00ebreni se jan\u00eb pjekur, at\u00ebher\u00eb jepuani pasurin\u00eb e tyre! Mos nxitoni n\u00eb shpenzimin e pasuris\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb panevojshme dhe para se ata t\u00eb rriten! Kush \u00ebsht\u00eb pasanik, le t\u00eb p\u00ebrmbahet n\u00eb marrjen e pasuris\u00eb s\u00eb tyre e, n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb i varf\u00ebr, le t\u00eb harxhoj\u00eb prej saj aq sa \u00ebsht\u00eb e arsyeshme dhe e drejt\u00eb. Kur t\u2019ua dor\u00ebzoni pasurin\u00eb e tyre, b\u00ebjeni k\u00ebt\u00eb n\u00eb prani t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve. Allahu \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm si llogarit\u00ebs." }, { "surah": "4", "ayah": 7, "translation": "Meshkujve u takon pjes\u00eb nga ajo q\u00eb ua kan\u00eb l\u00ebn\u00eb prind\u00ebrit dhe t\u00eb af\u00ebrmit, por, edhe femrave u takon pjes\u00eb nga ajo q\u00eb ua kan\u00eb l\u00ebn\u00eb prind\u00ebrit dhe t\u00eb af\u00ebrmit qoft\u00eb ajo pak apo shum\u00eb, si pjes\u00eb e caktuar dhe e detyruar." }, { "surah": "4", "ayah": 8, "translation": "E kur n\u00eb ndarjen e trash\u00ebgimis\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm farefisi i larg\u00ebt, jetim\u00ebt dhe t\u00eb varfrit, u dhuroni edhe atyre di\u00e7ka dhe thuajuni fjal\u00eb t\u00eb \u00ebmbla." }, { "surah": "4", "ayah": 9, "translation": "Le t\u00eb druajn\u00eb n\u00ebse ata l\u00ebn\u00eb pas vetes f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur, duke u brengosur p\u00ebr ta, le t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb Allahun dhe le t\u00eb flasin drejt." }, { "surah": "4", "ayah": 10, "translation": "V\u00ebrtet, ata q\u00eb shpenzojn\u00eb pasurin\u00eb e jetimit pa t\u00eb drejt\u00eb, vet\u00ebm mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do t\u00eb digjen n\u00eb zjarrin flak\u00ebrues." }, { "surah": "4", "ayah": 11, "translation": "Allahu ju urdh\u00ebron p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave; n\u00ebse trash\u00ebgimtar\u00eb jan\u00eb dy e m\u00eb tep\u00ebr femra, atyre u takojn\u00eb dy t\u00eb tretat nga trash\u00ebgimia; n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr - i takon gjysma e pasuris\u00eb; e p\u00ebr \u00e7donj\u00ebrin prind t\u00eb t\u00eb vdekurit - u p\u00ebrket nj\u00eb e gjashta nga pasuria e trash\u00ebguar, n\u00ebse i vdekuri ka l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00eb; e n\u00ebse nuk ka f\u00ebmij\u00eb, e trash\u00ebgojn\u00eb prind\u00ebrit dhe n\u00ebn\u00ebs i bie nj\u00eb e treta; n\u00ebse i vdekuri ka v\u00ebllez\u00ebr, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij i bie nj\u00eb e gjashta, pas kryerjes s\u00eb testamentit t\u00eb l\u00ebn\u00eb dhe larjes s\u00eb borxhit. Ju nuk e dini se cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i af\u00ebrt p\u00ebr ju nga dobia: prind\u00ebrit tuaj apo f\u00ebmij\u00ebt tuaj. Ky caktim \u00ebsht\u00eb nga ana e Allahut. Pa dyshim Allahu \u00ebsht\u00eb i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm dhe i Urt\u00eb." }, { "surah": "4", "ayah": 12, "translation": "Juve ju takon gjysma e pasuris\u00eb nga ajo q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortet tuaja, n\u00ebse ato nuk kan\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Por, n\u00ebse kan\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ju takon nj\u00eb e kat\u00ebrta e asaj q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb ato, pasi t\u00eb kryhet testamenti e t\u00eb lahet borxhi. N\u00eb qoft\u00eb se nuk keni f\u00ebmij\u00eb, atyre (grave) u takon nj\u00eb e kat\u00ebrta e pasuris\u00eb q\u00eb keni l\u00ebn\u00eb e, n\u00ebse keni f\u00ebmij\u00eb, atyre u takon nj\u00eb e teta nga ajo q\u00eb keni l\u00ebn\u00eb, pasi t\u00eb kryhet testamenti e t\u00eb lahet borxhi. N\u00ebse i vdekuri, qoft\u00eb burr\u00eb ose grua, \u00ebsht\u00eb pa prind\u00ebr dhe f\u00ebmij\u00eb, por ka v\u00eblla ose mot\u00ebr (prej n\u00ebn\u00ebs), at\u00ebher\u00eb \u00e7donj\u00ebrit prej tyre i takon nj\u00eb e gjashta; e n\u00ebse ka m\u00eb shum\u00eb nga ata, at\u00ebher\u00eb marrin pjes\u00eb bashk\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e pasuris\u00eb, pasi t\u00eb kryhet testamenti e t\u00eb lahet borxhi, duke mos e d\u00ebmtuar ask\u00ebnd. Kjo \u00ebsht\u00eb porosia e Allahut! Allahu \u00ebsht\u00eb i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm dhe shum\u00eb Durues." }, { "surah": "4", "ayah": 13, "translation": "K\u00ebta jan\u00eb kufijt\u00eb e caktuar prej Allahut. At\u00eb q\u00eb i bindet Allahut dhe t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Tij, Ai e shpie n\u00eb kopshte, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt rrjedhin lumenj dhe ku do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebrher\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb fitorja e madhe." }, { "surah": "4", "ayah": 14, "translation": "Nd\u00ebrsa at\u00eb q\u00eb nuk i bindet Allahut dhe t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Tij dhe shkel kufijt\u00eb e v\u00ebn\u00eb prej Tij, Allahu e shpie n\u00eb zjarr, ku do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebrher\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ka nd\u00ebshkim posht\u00ebrues." }, { "surah": "4", "ayah": 15, "translation": "P\u00ebr ato gra tuaja q\u00eb b\u00ebjn\u00eb kurv\u00ebri, k\u00ebrkoni q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb kat\u00ebr veta prej jush; n\u00ebse d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, i mbani ato n\u00eb sht\u00ebpi derisa t\u2019u vij\u00eb vdekja ose derisa Allahu t\u2019u jap\u00eb atyre rrug\u00ebdalje tjet\u00ebr." }, { "surah": "4", "ayah": 16, "translation": "Dhe ata t\u00eb dy prej jush q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb turpshme, i nd\u00ebshkoni q\u00eb t\u00eb dy; e n\u00ebse pendohen dhe p\u00ebrmir\u00ebsohen, ua hiqni d\u00ebnimin. Se Allahu e pranon pendimin dhe \u00ebsht\u00eb M\u00ebshirues." }, { "surah": "4", "ayah": 17, "translation": "Allahu \u00ebsht\u00eb pranues i pendimit vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb keqe nga padituria dhe pendohen shpejt. Pra, k\u00ebtyre Allahu ua pranon pendimin. Allahu \u00ebsht\u00eb i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm dhe i Urt\u00eb." }, { "surah": "4", "ayah": 18, "translation": "Nuk pranohet pendimi i atyre q\u00eb vazhdimisht b\u00ebjn\u00eb t\u00eb k\u00ebqija e, kur u afrohet vdekja, at\u00ebher\u00eb thon\u00eb: \u201cUn\u00eb tani me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po pendohem\u201d. As p\u00ebr ata q\u00eb vdesin duke qen\u00eb jobesimtar\u00eb. P\u00ebr k\u00ebta, Ne kemi p\u00ebrgatitur d\u00ebnim t\u00eb dhembsh\u00ebm." }, { "surah": "4", "ayah": 19, "translation": "O besimtar\u00eb! - nuk ju lejohet q\u00eb t'i merrni n\u00eb trash\u00ebgim grat\u00eb me forc\u00eb. Mos i trajtoni ato ashp\u00ebr me q\u00ebllimin q\u00eb t\u2019u merrni nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dhurat\u00ebs martesore q\u00eb u keni dh\u00ebn\u00eb. (Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ju lejohet) vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ato b\u00ebjn\u00eb imoralitet t\u00eb hapur. Jetoni e silluni mir\u00eb me to! N\u00eb qoft\u00eb se ato nuk ju p\u00eblqejn\u00eb (at\u00ebher\u00eb duroni sepse), \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb juve t\u00eb mos ju p\u00eblqej\u00eb di\u00e7ka, por q\u00eb Allahu t\u2019ju sjell\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet saj shum\u00eb t\u00eb mira." }, { "surah": "4", "ayah": 20, "translation": "N\u00eb qoft\u00eb se d\u00ebshironi t\u00eb nd\u00ebrroni grua, duke e l\u00ebshuar nj\u00ebr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, asaj q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb pasuri[58], mos i merrni nga ajo (pasuri) asgj\u00eb. A do ta merrnit at\u00eb padrejt\u00ebsisht, duke b\u00ebr\u00eb gjynah t\u00eb qart\u00eb?!" }, { "surah": "4", "ayah": 21, "translation": "Si do t\u2019ia merrnit at\u00eb dhurat\u00eb, kur ju i jeni dh\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe kur ato kan\u00eb marr\u00eb nga ju bes\u00eb t\u00eb fort\u00eb?" }, { "surah": "4", "ayah": 22, "translation": "Mos i merrni ato gra q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb grat\u00eb e baballar\u00ebve tuaj, p\u00ebrve\u00e7 rasteve q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb kaluar. V\u00ebrtet, kjo \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e keqe dhe rrug\u00eb e sh\u00ebmtuar." }, { "surah": "4", "ayah": 23, "translation": "Ju ndalohet martesa me n\u00ebnat tuaja, me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e v\u00ebllez\u00ebrve dhe bijat e motrave, me n\u00ebnat (grat\u00eb) q\u00eb ju kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gji, me motrat tuaja, q\u00eb kan\u00eb thithur prej nj\u00eb gjiri, me n\u00ebnat e grave tuaja, me vajz\u00ebn e gruas suaj q\u00eb gjendet n\u00ebn kujdestarin\u00eb tuaj, n\u00ebse me at\u00eb grua keni pasur marr\u00ebdh\u00ebnie bashk\u00ebshortore; e, n\u00ebse nuk keni pasur marr\u00ebdh\u00ebnie bashk\u00ebshortore, at\u00ebher\u00eb nuk ka pengesa. Ju ndalohet martesa me grat\u00eb e bijve tuaj dhe t\u2019i bashkoni dy motra, p\u00ebrve\u00e7 rasteve q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb kaluar. Pa dyshim, Allahu \u00ebsht\u00eb Fal\u00ebs dhe M\u00ebshir\u00ebplot\u00eb." } ]